Kronikë Lajme

Kërkonin azil, riatdhesohen 34 shqiptarë

Në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian, organizuar nga Franca dhe Frontex dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 34 shtetas shqiptarë, nga të cilët 29 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Të riatdhesuarit kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen, kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.
Operacionet e riatdhesimit sipas policisë, do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Ndërkohë Policia Kufitare do të vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Related posts

Rama mbyll fushatën: Kush del kundër popullit

Mila

Vajza vëmendje! Gjërat ‘trend’ që do ju nevojiten gjatë kësaj vere

Xhensila Gotanews

Lajme të këqija për Real Madrid. Vinicius lë fushën me lot

Christian news
Na Kontaktoni!