HomeSport

Kërkuan 500 mijë euro në merkato, Kukësi “blindon” sulmuesin e ekipit

Kukësi kryeson Kategorinë Superiore me 38 pikë pas 20 javëve të zhvilluara. Një rol kyç në këtë renditje ka edhe Vasil Shkurtaj, që me 13 golat e tij i ka dhënë qetësinë verilindorëve në fazën e avancuar. Vlonjati është “vrastar” përpara portës, ndaj klubi po mendon rinovimin e kontratës.

Pas ndeshjes dhe dy golave kundër Flamurtarit në transfertë, shtatëlarti ka treguar se kontrata e tij me klubin përfundon në verë. Kukësi është duke menduar rinovimin e kontratës, në mënyrë që mos ketë “kokëçarje” në fazën ofensive. Interesimi në drejtim të Shkurtaj nuk ka munguar, me presidentin Safet Gjici që kërkon 500 mijë euro për ta lënë të lirë sulmuesin. 27 vjeçari u bashkua me verilindorët në janarin e 2019, duke qenë pikë referimi në sulmin e Kukësit.


TË NGJASHME