HomeLifestyle

Këshilla për ju që punoni para kompjuterit

Sytë luajnë rol shum të rëndësishëm në jetën tonë. Në qoftëse kemi një punë të fokusuar përpara kompjuterit duhet patjetër të marrim vitamina A.

Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.

 Në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri,pjeshka dhe mango ato janë të pranishme gjithashtu edhe  në shumicën e perimeve.
Ju japim disa këshilla për ata që punojnë shumë kohë para kompjuterit:

 

1. Ekrani duhet të jetë të paktën 50-60 cm larg syve.

2. Ruani pjerrësinë e tastierës, krijoni një pjerrësi në lexim ose shkrim. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

3. Duhet të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
4. Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.
5. Duhet të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
6. Punoni me dritë natyrale sa më shumë.

TË NGJASHME