HomeUdhëtime

Këshilla për një guidë fantastike në Emiratet e Bashkuara Arabe

Nëse jeni duke menduar për udhëtimin e radhës, Emiratet e Bashkuara Arabe do të ishte destinacioni perfekt. Më poshtë keni një guidë me pikat me të rëndësishme.

PARKU “WARNER BROS”

2 parqe, që na jepin mundësinë të vizitojmë një ditë “Warner Bros”-in dhe ditën tjetër “Ferrari World”-in ose akuaparkun “Yas Waterworld”. Bileta është e shtrenjtë, si pothuajse çdo gjë nëEmirate: kushton 435 AED, rreth 110 euro, megjithatë është rreth 40 euro më lirë sesa po t’i blesh veç e veç përçdo park. Ky park gjigant argëtimi është i gjithi i mbyllur dhe me ajër të kondicionuar. I ndarë në pesë zona tematike, ai ofron më shumë se tridhjetë aktivitete argëtuese, ideale për fëmijë nga mosha 3–16 vjeç.

“FERRARI ËORLD”, ARGËTIM PËR TË GJITHË

Kur flasim për parqe argëtimi, “Ferrari World” është në top listën botërore. Ai është një park I madh, i mirorganizuar, me ajër të kondicionuar dhe, për fatin tonë të mirë, ka shumë pak radhë, ndoshta ngaqë jemi ende në fillim të sezonit turistik. Këtu ishte radha e më të mëdhenjve për të sprovuar veten: “rollercoaster”-i më i shpejtë në botë është një emocion i fortë që jo të gjithë kanë guximin ta provojnë.

BURJ KHALIFA”

Kur përmend Dubain, menjëherë të shkon mendja te kulla më e lartë në botë, 828 metra. Ngjitja për vetëm disa sekonda në majën e saj më la mbresa të jashtëzakonshme, madje m’u duk sikur isha një personazh i filmit “Matrix”. “Burj Khalifa”, e ndërtuar për një kohë rekord, brenda pesë vjetësh, është simboli i një bote futuriste, i një të ardhmeje avangardë, ku çdo  gjë është teknologjike. Zbritja do t’ju çojë në qendrën tregtare më të madhe në botë, me një mijë e dyqind dyqane e restorante. Sigurisht që nuk do të mund t’i vizitoni të gjitha, por të paktën do të njiheni me fjalën e fundit të modës.

SAFARI DESERT

Kjo është një nga përvojat më të bukura që mund të përjetoni ndonjëherë. Mundë ta imagjinoni peizazhet e saj nga filmi i famshëm “Seksi dhe qyteti 2“, por të jesh aty e të ndieje rërën e butë dhe dunat e pafundme kur perëndonte dielli, është një kënaqësi më vete. Edhe pse nuk mundë të jeni aventuriere, udhëtimi me makina të mëdha, herë i frikshëm e herë i mbushur me të qeshura, mbetet kujtimi më I bukur për ju, një përvojë e veçantë, sidomos kur ngjyrat e perëndimit të diellit krijonin një spektakël magjik në rërë. Mos e humbisni xhiron me makinë në rërë dhe shtëpitë e vjetra të beduinëve, sepse janë vërtet një mrekulli.

KËSHILLAPRAKTIKE

Në Emirate gjithçka është e shtrenjtë, me përjashtim të taksive. Janë me leverdi  sidomos nëse jeni katër persona. Sezoni i pikut nis zyrtarisht pas 25 tetorit, por aktivitetet kulturore-artistike e zbavitëse janë të pranishme që në fillim të muajit.

TEMPERATURAT gjatë tetorit janë ende të larta, por të përballueshme. Maksimalja shkon nga 37 celsius në fillim të muajit dhe 31 në fund të tij.

NËSE KENI MUNDËSI TË SHMANGNI SEZONIN E PIKUT, BËJENI. Në tetor ka shumë më pak vizitorë, sidomos në Dubai. Kjo do të thotë më pak orë në radhë dhe më shumë kohë për të shijuar gjëra të ndryshme.

MONEDHA ZYRTARE E EMIRATEVE ËSHTË DIRHAMI, AED.

Një pjesë e madhe e dyqaneve dhe restoranteve nuk pranojnë monedha të tjera ose aplikojnë kurs këmbimi aspak të favorshëm. Nëse nuk keni mundësi të merrni me vete AED, konvertojeni valutën që keni (euro ose dollarë) në pikat e këmbimit valuator në qendrat tregtare dhe jo në aeroport apo hotele.


TË NGJASHME