HomeModa

Këshilla si të dukemi bukur pa “make up”

Pjesa më e madhe e femrave përdorin pothuajse çdo ditë produkte kozmetike për t’u dukur sa më bukur. Megjithatë nëse nuk dëshironi që t’i përdorni gjithmonë këto produkte,gjatë gjithë kohës, ka disa mënyra që do t’u ndihmojnë të dukeni bukur edhe nëse nuk vendosni ‘make up’. Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh  bukur edhe pa grim.

Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për  të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Përdor hidratuesin e duhur

Hidratuesit janë të domosdoshëm, por shumë hidratues kur nuk përshaten me tipin e lëkurës, e bëjnë lëkurën e yndyrshme. Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

Përdor vazelinë në vend të maskarës

E dimë që tingëllon e çuditshme, por të përdorësh vazelinë  në vend të maskarës është një mënyrë e provuar për t’u dukur më e bukur nëse nuk ke make up. Thjesht përhap pak vazelinë pa vendosur maskarë. Qerpikët do të shkëlqejnë në një mënyrë shumë natyrale. Vazelina është edhe shumë delikate.

Përdorni ‘scrub’ – ‘Scrub’-i do t’ju ndihmojë të pastroni qelizat e vdekura të lëkurës dhe poret e mbyllura. Në bazë të llojit të lëkurës, mund ta bëni këtë gjë 2-3 herë në javë.

Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha, duhet të përfshijmë sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore. Janë edhe një kategori ushqimesh dhe përbërësish që e bëjnë lëkurën të lëmuar e të shndritshme nëse i konsumon rregullisht. Ushqyerja e duhur është një nga këshillat kryesore që mund të ndiqet nëse do të dukesh më e bukur pa u grimuar.

Qëndroni gjithmonë të hidratuara – Për të pasur lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim sigurohuni që jeni gjithmonë të hidratuara. Pini sa më shumë ujë gjatë ditës.

 


TË NGJASHME