HomeSociale

Këshilla si të mbrohemi nga koronavirusi/ Flet mjeku infeksionist

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, ka dhënë disa këshilla sesi të ruhemi nga Koronavirusi. Sipas infeksionistit është shumë e rëndësishme që të lahen duart sa më shpesh, të mbani shami përpara kur kolliteni, të shmangni takimet sa me shumë me njerëzit.

Postimi i plotë

KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektëshme…..SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut iminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…..Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do tia dalim!!!

M.H/ GotaNews


TË NGJASHME