HomeSociale

Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e teatrit, reagon Meta

Pasi Këshilli bashkiak miratoi dje vendimin për shembjen e e Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta tha se nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’” që mbante datën e djeshme thuhej se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta ka çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 8 Maj 2020, për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës, të truallit të Teatrit Kombëtar. Duke e konsideruar teatrin një pronë me vlerë për trashëgiminë tonë kulturore, Meta tha  se teatri  nuk mund të jetë juridiksion i bashkisë.

Pas një vizite në Myftininë e Kavajës, Meta dha mesazhe të qarta politike kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

“Teatrin e mbron më mirë se cdo gjë Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme cdo përpjekje për të prishur teatrin, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj cështje që ka marrë dimension të qartë ndërkombëtar. U njoha me reagimin e komisioneres së BE për kulturën, e cila bën thirrje për mbrojtjen e këtyre vlerave, jo për përplasje.

Nuk kam dicka të re nga 24 orët e mëparshme kur dola me padi. Por nuk besoj dot disa fakte dhe akte, një pjesë e së cilave janë denoncuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Prokurori. Më duket një papërgjegshmëri përtej cdo ekstremi dhe llogarie. Nuk kemi të bëjmë thjesht me shkelje të Kushtetutës, përmbysje të pariemve të shtetit të së drejtës, thjesht me përgjgjësi penale të personave që po e prishin, por aktet e fundit të bëra publike flasin në mënyrë të qartë për veprimtari të strukturuar kriminale”,- tha Meta.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME