HomePolitikë

Këshilli Europian, Lagarde në mesin e kandidaturave

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, pohoi sot se ndihej e vlerësuar që bënte pjesë në mesin e emrave të komentuar për të marrë drejtimin e Komisionit të ardhshëm Europian, ose atë të Këshillit Europian, por për momentin ishte e fokusuar në mandatin e saj në krye të FMN-së.

“Unë jam shumë e nderuar që jam bërë pjesë e kësaj liste europiane, por kam një mision, më shumë se një mision unë kam një mandat. Unë po përmbush misionin tim dhe po kryej mandatin tim në drejtimin e FMN-së”, u shpreh ajo në prani të gazetarëve në Luksemburg.

Francezja 63-vjeçare përmendet si një shpëtim i mundshëm për kreun e ekzekutivit të ardhshëm europian ose Këshillit Europian.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të mblidhen javën e ardhshme në Bruksel për të diskutuar rreth këtyre kandidaturave.

Pasuesi i Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit Europian duhet të marrë detyrën më 1 nëntor. Ai ose ajo që do të pasojë Donald Tusk në Këshillin Europian do të marrë përgjegjësitë e reja më 1 dhjetor.


TË NGJASHME