HomePolitikë

Këshilltari i Presidentit tregon çfarë përmban video ndaj Dvoranit

bledar-dervishaj

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta ka deklaruar se në videon që disponon Presidenti për kreun e KED tregohen se si nuk është diskutuar për botimin e listës së kandidatëve në Fletoren Zyrtare.

Në një intervistë televizive këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishi tha se në video dëgjohet që në mbledhje nuk është diskutuar fare për botimin në fletoren zyrtare emrat e kandidatëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij në materialin që disponon Presidenti dëgjohet diskutimi mbi miratimin e listave të kandidatëve dhe për kujdesin e dërgimit të tyre në Presidencë dhe Kuvend por nuk është diskutuar asnjëherë në lidhje me botimin në Fletoren Zyrtare.

“Në 21 shtator është zhvilluar mbledhja e Këshillit. Është miratuar renditja e kandidatëve për secilën vakancë dhe është mbyllur kështu mbledhja për kujdesin që duhet të tregonte kryetari për mënyrën e dërgimit të listave pranë Presidentit dhe Kuvendit, sipas radhës që dikton kushtetuta dhe ligji për Kushtetuesen. Ka pasur një pauzë mbi 10 ditë që është afati ligjor dhe në datën 8 tetor Presidentit i janë paraqitur dy lista njëherazi për vakancën e parë dhe të tretë. Anëtarët e tjerë të këshillit në datën 21 nuk kanë votuar mbi mënyrën e dërgimit të listave por kanë miratuar vetëm renditjen e kandidatëve.Brenda dhomës së këshillit ka një sistem të regjistrimit audio, për çdo gjë që thuhet. Aty është diskutuar mbi miratimin e listave dhe për kujdesin e dërgimit të tyre në Presidencë dhe Kuvend. Në 7 nëntor kur u bë mbledhja e këshillit është diskutuar edhe aty gjatë nga përfaqësuesi i Presidentit që kam qenë unë dhe ku jam shprehur qartë se Presidenti ka vullnet që shprehet për këtë vakancë, por nuk mund sepse është para një ndalimi kushtetues dhe për këtë arsye ka pezulluar vendimin e tij derisa të shprehet Kuvendi për emërimin e vakancës së dytë. Këshilli në atë mbledhje nuk ka diskutuar në lidhje me botimin në fletoren zyrtare”, tha Dervishi. Opinion.al


TË NGJASHME