HomeShowbiz

Kështu e “djèg” Bebe Rexha atmosferën në një dasmë shqiptare (Video)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha tregon çdo herë për prejardhjen shqiptare me krenari të madhe dhe këtë e ka bërë edhe një herë duke vallëzuar plot entuziazëm dhe energji në një dasmë shqiptare të mbajtur në Amerikë. Përmes disa postimeve që ka shpërndarë në InstaStory, këngëtarja shqiptare me famë botërore shihet duke vallëzuar valle me muzikë popullore shqiptare.

Në mesin e shumë të ftuarve, vëmendja padyshim ishte te ylli i muzikës ndërkombëtare, e cila duke e mahnitshme e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe detaje me shkëlqim, dekolte të hapur dhe mëngë të gjata. 32-vjeçarja u pa duke e shijuar në maksimum këtë aheng me motive shqiptare, gjëra të cilat Bebe ka treguar vazhdimisht se i adhuron dhe është fansa e muzikës dhe valles shqipe.

Edhe në të kaluarën krijuesja e hitit “Meant to be”, është shfaqur duke i interpretuar dhe vallëzuar me këngë të vjetra dhe popullore shqiptare. Ndryshe, Bebe po shijon suksesin e albumit të fundit “Better Mistakes”, ndërsa pak ditë më parë ajo ka lansuar videoklipin e këngës “Family”, që erdhi në bashkëpunim me David Guetta, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie.


TË NGJASHME