HomeSociale

Këstet e kredive, Rama: Sot firmos dokumentin me Guvernatorin e BSH

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të nënshkruaj një dokument të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, që më pas do t’i përcillet të gjitha bankave të tjera.

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, Rama tha se do të meret një vendim në bazë të ankesave të atyre që kanë hasur vështirësi nëpër banka për këstet e kredive.

Rama tha se mast do t’i kemi gati këtë javë ndërsa biznesi qëka hallet e kësteve me bankat do ta ketëzgjidhjen sot.

MESAZHI I RAMES

LIDHUR ME ANKESAT QË MË KANË DËRGUAR DISA PREJ JUSH, TË CILËT KANË HASUR SOT VËSHTIRËSI NËPËR BANKA PËR KËSTET E KREDIVE TË BIZNESIT QË GJENDET NË VËSHTIRËSINË E LUFTËS, SAPO KAM FOLUR ME GUVERNATORIN E BANKËS SË SHQIPËRISË

BRENDA PAK ORËVE NJË GRUP I PËRBASHKËT PUNE DO TË SHKRUAJË NJË DOKUMENT TË PËRBASHKËT, QË UNË DHE GUVERATORI DO TA FIRMOSIM SOT PËR TË ADRESUAR QARTË DHE PRERË KËTË HALL ME BANKAT!

RRINI TË QETË DHE BËNI DURIM, ITALIA MASAT EKONOMIKE I MORI PAS NJË MUAJI, SEPSE NUK ËSHTË 7×7=42 KJO PUNË, NDËRSA NE DO T’I KEMI GATI KËTË JAVË! KURSE BIZNESI QË KA HALLIN E KËSTEVE ME BANKAT, DO TA KETË ZGJIDHJEN SOT!

NA I BËNI HALLALL SHQETËSIME TË TILLA DHE MOS E VINI ASNJË SEKONDË NË DYSHIM SE MUA MË KENI NË KRAH DHE ME SYTË E VESHUR HAPUR DITË-NATË PËR TË LEXUAR E DËGJUAR HALLET TUAJA!

JU TË GJITHË JENI FAMILJA IME NË KËTË LUFTË DHE ASGJË QË DO TA BËJA PËR FAMILJEN TIME, NUK DO TA LE PA BËRË PËR JU! ME MISH E ME SHPIRT!

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME