HomeSociale

Këta janë tetë personat e dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë

Një muaj pas ekzekutimit të Santiago Malkos, Prokuroria ka 8 emra të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë.

Ata janë vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.

Hetimi është marrë në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi këta persona dyshohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Gjykata ka dhënë për ta masën e arrestit me burg në mungesë. Të tetë këta persona akuzohen për “vrasje me paramendim”, “armëmbajtje pa leje” dhe “vjedhje”.

Identifikimi i tyre mësohet se është bëra pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe provave të tjera të gjetura në vendngjarje.

Rezulton se autorët e atentatit e kanë ndjekur viktimën me 3 makina. Burime nga grupi hetimor thonë se vetëm një person ka qëlluar mbi Santiago Malkon. Motivi i vrasjes dyshohet se janë konfliktet e mëparshme të viktimës me këta persona, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të drogës.

Personi i vetëm i arrestuar për këtë krim është Bledian Teta, me akuzën e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ai ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen. 38-vjeçari ka treguar se ka qenë në shoqërinë e këtyre personave pak para krimit por nuk ka pasur dijeni për atentatin.

Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në kryeqytet.

/Klan/


TË NGJASHME