HomeModa

Këta thonj janë goxha më të shtrenjtë nga ç’duken

Teksa njerëzit normalë përpiqen të gjejnë estetiste që punojnë mirë dhe lirë, këto gra të famshme nuk duan t’ia dinë për çmime.

Jennifer Lopez bashkëpunoi me Tom Bachik për të realizuar këta thonj për American Music Aëards në vitin 2018. Për të bërë detajet e kartmonedhave, Tom përdori 100 dollarë të vërtetë. Këta thonj nuk kushtojnë para. Janë para.

Supermodelja Gigi Hadid zgjodhi thonj krom për Meg Gala 2016, me temë Manus x Machina: Fashion in The Age of Technology. Nën çdo thua gjendeshin tre kristale, që e kushtonin në total dy mijë euro. A ia vlejti? Po.

Në MTV Video Music Awards 2014, Rita Ora u shpall mbretëreshë e thonjve. Barbara Warner përdori manikyrin Azature Ruby Diamond dhe shtoi diamantë të vegjël dhe fjongo me gurë të çmuar. Me kosto 53 mijë dollarë, konsiderohen si thonjtë më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.

Kelly Osbourne meriton vendin e parë me thonjtë e zinj në ceremoninë e Emmy 2012. Manikyri nga Azature përmbante 267 karatë diamantë të zinj në brendi të ngjyrës. Kështu, këta thonj kushtuan plot 250 mijë dollarë.


TË NGJASHME