HomeShowbiz

Këtë javë, Rina këngë të re me Fuegon

Rina Balaj ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të sjellë në bashkëpunim me Fuegon.

“Këtë javë”, ka shkruar reperja në njoftimin e saj në rrjetet sociale duke iu referuar këngës së saj të re.

Njoftimin për këngën e re e kanë bërë edhe producentët e njohur, ZzapnChriss.

Rina e pati shpërthimin e saj në skenën shqiptare me duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.

Ajo vazhdoi me këngët e suksesshme që u pëlqyen dhe u pritën shumë mirë nga fansat e muzikës së saj. “Ashiqare” dhe “Mami” janë këngët tjera të pëlqyera të reperes që u lançuan në verën e këtij viti.


TË NGJASHME