HomePsikologji

Këto 3 sekrete ju ndihmojnë për një martesë të lumtur

Ndoshta e dashuroni partnerin me tërë zemrën, por edhe nëse lidhja është e fortë, martesa shpeshherë mund të bëhet e mërzitshme.

Megjithatë, një rutinë e thjesht mund t’i ndryshoj gjërat për mirë, tregon William J. Doherty, profesor i shkencave sociale familjare.

Krijimi i kohës pa stres për t’u lidhur në përditshmëri është vitale për funksionet e brendshme të një lidhje të lumtur.

Edhe çiftet më të lumtura krijojnë rutina apo rituale të ndryshme të cilat i përfshijnë në jetën e tyre për të qenë më të lumtur.

Ndër këto rutina, apo “sekrete” për të pasur martesë të lumtur, janë këto:

Mendoni pak

Mos ndryshoni atë çfarë jeni duke e bërë, por thjesht bëjeni së bashku.

Ndoshta mund të shkoni së bashku për kafe në mëngjes, apo mund të dilni për të ecur në mbrëmje. Vetëm 15 minuta bisedë në shtrat së bashku mund të bëjnë ndryshime të mëdha.

Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe mos u përpiquni t’i zgjidhni problemet familjare, mos diskutoni çështje financiare, por thjesht bëni çdo gjë përveç këtyre.

Qëllimi është të relaksoheni dhe të lidheni me njëri-tjetrin.

Caktoni një natë seksi

Seksi supozohet të jetë spontan, gjë që e bën caktimin e një orari për të çdo gjë përveç romantike. Megjithatë, çiftet e mençura afat-gjate e dinë se këto janë gjepura.

Duke e caktuar një datë, ju do të keni mundësinë të bëni plane për seks dhe të ndërtoni emocione, thonë ekspertët. Me gjitha obligimet që i keni, thjesht nuk mund të mbështeteni në spontanitet.

Mos u “çmendni” pas fjalosjeve

Nëse nuk jeni duke u fjalosur, atëherë nuk jeni duke u përpjekur – të paktën kështu është një thënie. Sidoqoftë, hulumtimet tregojnë se kjo mund të jetë e vërtetë.

Përderisa jeni duke i mbajtur fjalosjet të qeta dhe në temë – që do të thotë nuk e thirrni njëri-tjetrin me emra ofendues – atëherë fjalosjet janë shenjë se të dy kujdeseni për njëri-tjetrin. 


TË NGJASHME