HomePsikologji

Këto 4 këshilla do t’ju ndihmojnë të keni një mëngjes më energjik

Mëngjeset janë pjesa më e vështirë e ditës dhe në mënyrë që alarmi të mos jetë melodia më e tmerrshme në jetën tuaj, ndiqni disa këshilla të vlefshme për t’u zgjuar të freskët çdo mëngjes.

Fillimisht juve ju duhet që të flini mjaftueshëm gjumë. E dimë që ngjan si diçka e kot, por askush nuk e zëvendëson gjumin ndaj shmangeni qëndrimin me orë të tëra në rrjetet sociale natën vonë.

Trupi funksionon më mirë me një program të qëndrueshëm prandaj së dyti duhet të mbani një orar të rregullt përsa i përket kohës kur flini dhe orarit kur zgjoheni.

Së treti, shmangni alkoolin para gjumit. Konsumi i alkoolit ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.

Së katërti, qëndroni aktivë gjatë ditës. Ushqimi i rregullt dhe aktiviteti fizik përmirëson cilësinë e gjumit dhe kohëzgjatjen e tij. Ata rregullojnë gjithë ciklin e gjumit.


TË NGJASHME