HomePsikologji

Këto ‘dhunti’ të femrave i bëjnë meshkujt të ndihen shumë të pasigurt

Kur një femër e di çfarë do dhe këtë e kërkon publikisht nga partneri i saj ai frikohet se nuk mund t’i përmbushë kërkesat e saj.

Është fakt se kur bëhet fjalë për marrëdhënie mashkull-femër meshkujt bashkëkohorë janë mjaft të pasigurt, ndërsa ekspertët thonë se femrat janë shkaktari kryesor i pasigurisë së meshkujve. Këtë herë janë pyetur meshkujt me çka femrat i bëjnë të pasigurt, në mënyrë që femrat ta dinë që të mos i lëndojnë. 

Bukuria e femrës

Femra tepër e bukur që në shikim të parë e lë një mashkull pa fjalë, ndërsa nëse ai për nga natyra nuk ka shumë vetëbesim do të hutohet dhe nuk do ta bëjë hapin e parë, sepse mendon se nuk mund të matet me bukurinë e saj.

Oratoria

Kur një femër para mashkullit tregon inteligjencën dhe aftësinë oratorike, pashmangshëm “do ta trembë’ atë. Meshkujt para një femre të tillë ndihen të pasigurt, sepse mendojnë se nuk kanë karizmë mjaftueshme për t’u përballur me të.

Vendosmëria e femrës

Kur një femër e di çfarë do dhe këtë e kërkon publikisht nga partneri i saj ai shpesh frikohet se nuk mund t’i përmbushë kërkesat e saj dhe tërhiqet para një femre të tillë të vendosur. Nëse jeni ndonjëra prej këtyre femrave mundohuni të zbusni qëndrimin tuaj, në mënyrë që meshkuj të mundë të dëshmohen si duhet.


TË NGJASHME