HomePolitikë

Këto janë 6 shtetet që nuk morën ftesë për funeralin e Mbretëreshës

Me Westminster Abbey të mbushur plot me personalitete dhe përfaqësues nga vende anembanë globit ditën e djeshme për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II, mund të habiteni kur të mësoni se kush ishin gjashtë vende që nuk morën asnjë ftesë për ngjarjen e madhe.

Pesonalitetet shtetërore nga Rusia, Bjellorusia, Venezuela, Afganistani dhe Mianmari nuk ishin ftuar në funeralin e Mbretëreshës.

Edhe Koreja e Veriut, Irani dhe Nikaragua ishin të ftuar në ditën e madhe, edhe pse vetëm në cilësinë ambasadore.

Në thelb, qeveria britanike ka ftuar vetëm vendet me të cilat aktualisht ka marrëdhënie diplomatike.

Kjo ka shpejgim për Rusinë dhe Bjellorusinë, të cilat aktualisht janë në lùftë me Ukrainën, si dhe për Afganistanin, ku talebanët janë në krye. Udhëheqësi sirian Bashar al-Assad padyshim nuk mori një ftesë.

As Venezuela, thjesht sepse Britania e Madhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me ta. Mianmari e ka humbur mundësinë për ftesë pasi vitin e kaluar u organizuar një grusht shteti ushtárak.

Udhëheqësve botërorë që udhëtuan për në funeralin në Westminster Abbey iu kërkua që të mos përdornin avionë privatë si një gjest ndaj përkujdesjes ndaj mjedisit.

Funerali i mbajtur dje në Londër ishte ngjarja e shekullit, pasi ndër të tjera në të ishin pjesmarrësh krerët e shteteve nga e gjithë bota (përveç 6 të sipërpërmendurave) dhe kjo nuk ndodh shpesh!/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME