HomeShëndeti

Këto janë 7 përfitime që na sjellë dushi i mëngjesit

Pjesa më e madhe e njerëzve tmerrohen nga ideja e një dushi të ftohtë në mëngjes. Nëse nuk jeni mësuar të bëni dush me ujë të ftohtë mund të reduktoni gradualisht temperaturën e ujit dhe të adaptoni këtë ritual.

Në fakt kur e mendon vetëm ideja u jep të dridhura dhe dëshira u ikën. Por nëse do t’i dinit përfitimet e mëdha që mund të sjellë për shëndetin tuaj, do ta provonit kët terapi natyrale, të thjeshtë dhe ekonomike.

Më poshtë do t’ju listojmë 7 efektet pozitive që përfiton trupi juaj nëse do të bënit një dush të ftohtë në mëngjes.

1. Përshpejton metabolizmin

Kur bëni një dush me ujë të ftohtë, temperatura e trupit, ulet, kështu trupi konsumon më shumë energji për t’u ngrohur. Në këtë mënyrë metabolizmi përshpejtohet dhe ju digjni më shumë kalori.

Taking a Bath After Giving Birth - Benefits & Precautions to Take

2. Rregullon temperaturën e trupit

Duke përshpejtuar metabolizmin, trupi aktivizon një funksion natyral për të ekuilibruar temperaturën përballë ndryshimeve të ambientit të jashtëm. Dushi me ujë të ftohtë ndihmon shumë edhe personat me hipotiroizëm.

What kind of showerer is your customer? | Hansgrohe INT

3. Eliminon lëngjet

Efekti i ujit të ftohtë në enët e gjakut, aktivizon qarkulllimin dhe drenazhin limfatik të organizmit, ka një efekt pozitiv dhe lejon eliminimin e lëngjeve të tepërta duke ndihmuar kundra fryrjes, rëndesës, dhe artikulacioneve të inflamuar.

What shower type are You? Prefer in the morning or in the evening - the  difference is relevant! | Family Health Tale

4. Përmirëson lëkurën

Një dush i ftohtë është trajtimi më i mirë i bukurisë së lëkurës sepse ka një efekt ‘lifting’ dhe tërheqës duke luftuar lëshimin e indeve dhe shfaqjen e rrudhave. Ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura dhe parandalimit të strijave e celulitit.

Should I shower in the morning or in the evening? | Web24 News

5. Flokë më të shndritshëm

Përveçse përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës, uji i ftohtë përmirëson dhe shëndetin e flokëve, mjafton të vendosësh kokën në ujë të ftohtë për disa minuta. Rezultati do të jetë: flokë të shndritshëm e të bukur dhe më pak rënie. Megjithatë, temperatura e ujit në flokë duhet të jetë e freskët, jo e ftohtë.

Dermatologists reveal why you should shower at night | opera news

6. Aktivizon qarkullimin

Një dush i ftohtë rrit frekuencën kardiake dhe shkakton kontraksion të muskujve, dy efekte që aktivizojnë qarkullimin në gjithë trupin. Kjo na dhuron një sens të menjëhershëm mirëqenieje, ashtu si edhe shumë përfitime afatgjata për shëndetin.

Science says this is how you know if you should shower in the morning or  night | Her.ie

7. Rrit mbrotjen imunitare

Duke përmirësuar funksionin e sistemit limfatik, uji i ftohtë përmirëson edhe mbrojtjet e trupit.

Showering In The Morning Vs. At Night - SHEfinds

Këshilla

Filloni nga dushin nga këmbët dhe ngjituni drejt qafës dhe fytyrës duke evituar kokën.

Ky dush duhet të zgjasë nga 30 sekonda në një minutë.

Nëse jeni mësuar të bëni dush me ujë të nxehtë, bëjeni ndryshimin në mënyrë graduale.


TË NGJASHME