HomeLajme

Këto janë 9 statujat më të larta në botë

Statujat janë ndërtuar gjithmonë për nderimin e personaliteteve më të mëdha të botës, qofshin ato historike, kulturore apo fetare. 

Që në kohët e lashta evidentohet se njerëzit filluan të krijonin statuja për të shënuar ngjarje historike. Disa nga statujat janë mbajtur në muze për të ruajtur historinë dhe kulturën, e ndërsa disa të tjera qëndrojnë të ekspozuara jashtë, të ngritura në lartësi të mëdha.

Statujat janë ndërtuar gjithmonë në nderimin e personaliteteve më të mëdha të botës, qofshin ato historike, kulturore apo fetare. Nëpërmjet tyre synohet përkujtimi për atributet ndaj kombit dhe popullit vendas. Ashtu siç thamë nëpër botë gjenden statuja të ndryshme, por vetëm disa prej tyre dallojnë për shkak të përmasave gjigande.

Në këtë artikull do të mund të gjeni disa prej statujave më të larta në botë dhe padyshim janë krejtësisht të veçanta dhe madhështore.   

Statuja e Unitetit, Indi- 182 metra 

Statuja e Unitetit e cila ka vetëm pak kohë që është inaguruar gjendet në Indi dhe është statuja më e lartë në botë me rreth 182 metra. Lartësia e kësaj statuje është sa dyfishi i lartësisë së Statujës së Lirisë të vendosur në SHBA dhe 30 metra më e lartë se statuja e dytë më e lartë, Buda e Tempullit të Pranverës e cila gjendet në Kinë. 

 Buddha e Tempullit të Pranverës, Kinë-153 metra 

Kjo është statuja e dytë më e lartë në botë, me një strukturë e cila ngrihet në lartësi prej 153 metrash. Statuja ndodhet në Henan të Kinës dhe ka filluar të ndërtohet në vitin 1997 dhe ka përfunduar vetëm në 2008. 

Laykyun Setkyar, Myanmar– 116 metra  

Laykyun Setkyar është statuja e tretë më e lartë në botë. Lartësia e strukturës është 116 metra. Ajo është e vendosur në Monywa, Myanmar. Tipari unik i strukturës është se ka në brendësi një ashensor. Një gjë e tillë është krijuar që turistët të arrijnë pjesën më të lartë të strukturës dhe të shijojnë një pamje panoramike të të gjithë qytetit. 

Ushhiku Daibutsu, Japoni- 110 metra 

Ushiku Daibutsu ka një lartësi prej 110 metrash që e bën atë të jetë një prej strukturave më të larta në botë, ose më saktë e pesta në renditjen e statujave më të larta në botë. Struktura e saj është e bërë tërësisht prej bronzi. 

Statuja Guan Yin, Kinë- 108 metra   

Guan Yin i Detit të Jugut të Sanya është gjithashtu një prej statujave më të larta në botë, me një strukturë e cila qëndron e lartë prej 108 metra. Ajo është e vendosur në provincën Hainan të Kinës. Ajo njihet nga të gjithë besimtarët në botë si bekimi i perëndeshës. 

Grand Buddha, Lingshan Kinë- 88 metra 

Një nga statujat më të larta të vendosura në malin Longshan në Kinë, ajo qëndron e lartë 88 metra, duke u bërë kështu pjesë e listës së statujave më të larta në botë. Statuja është bërë tërësisht prej bronzi dhe peshon rreth 700 ton. 

Great Buddha, Ibaraki Japoni- 100 metra 

Ushiku Great Buddha është statuja 100 metra e gjatë e përfunduar në vitin 1993, e cila mbajti titullin e statujës më të lartë në botë për nëntë vjet, dhe sot renditet në top dhjetëshen e statujave më të larta në botë.  

Statuja Guishan Guanyin me Mijëra Duar dhe Sy, Kinë 99 metra 

Kjo është statuja e katërt më e lartë në Kinë dhe e shtata më e lartë në botë. Ky monument i shndritshëm i bronzit me bronz, i cili përshkruan rezistencën e Avalokitesvara, dhe ndodhet në Weishan, Changsha, Hunan, Republika Popullore e Kinës. 

Statuja e Lirisë, New York, Amerikë 

Statuja e Lirisë është një nga statujat më të larta në botë, rreth 93 metra, ku shfaqet një grua duke mbajtur një pishtar në dorën e djathtë të ngritur lart. Kjo statujë gjendet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është padyshim simbolikë e vendit. 


TË NGJASHME