HomeShëndeti

Këto janë arsyet e formimit të rrathëve të zinj dhe mënyrat për ti zbehur ato

Rrathët e zinj dhe qeskat nën sytë janë shumë të zakonshme si tek burrat ashtu edhe tek gratë. Ata mund të jenë të bezdisshëm dhe mjaft të vështirë për tu hequr apo pakësuar.

Megjithatë ekzistojnë disa mënyra. Sipas mendimtarit të bukurisë dhe kozmetikës Pam Smyrnios nga Instituti i Mësimeve të Edukimit Kreativ netët e vona pa gjumë janë shkaku më i madh i këtij problemi. Pam thotë se disa faktorë të tjerë kontribues kryesorë mund të jenë:

Trashëgimia: Historia familjare luan një rol të madh në zhvillimin e qeskave nën sytë tuaj. Të dukshme që në fëmijëri, zakonisht përkeqësohen dhe bëhen më të dukshme kur të rriteni me faktorë të tjerë të mjedisit që gjithashtu kontribuojnë.

Alergjia: Reagimi alergjik nganjëherë mund të shfaqë hije të errëta nën sy. Kjo shkaktohet nga trupi juaj që prodhon një reaksion ndaj çdo gjëje që e sulmon atë.

Sugjerohet blerja e disa kremrave apo maskave për trajtimin e syve në shtëpi. “Thjesht vendosni këto nën sytë tuaj për 15-20 minuta ndërsa jeni duke u përgatitur dhe ndihmoni në luftimin e pjesës së errët të tyre.
Nëse të gjitha dështojnë, lini një takim me mjekun tuaj pasi mund të keni mangësi në vitamina të caktuara ose duhet të shihni një specialist.


TË NGJASHME