HomeShëndeti

Këto janë dy erëzat e vetme që shkrijnë dhjamin e tepërt pas festave

E keni pyetur ndonjëherë veten cili është momenti i duhur për të rënë nga pesha? Mos u mendoni gjatë, nuk ekziston një fazë ose moment i caktuar dhe femrat e dinë më së miri këtë gjë.Mënyra më e mirë për të qenë në formë është duke ngrënë sa më shëndetshëm dhe në porcione të vogla. Dhe duke folur për ushqime të shëndetshme, sot ju njohim me dy erëza që nëse konumohen në mënyrën e duhur shkrijnë dhjamin dhe kilogramët e tepërt.

1.Piperi i zi: Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë, një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha. Sipas një studimi të Sejong University piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq, ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lëhtësi, shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut. Niseni mëngjesin me këtë pije : 200 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji piper i zi dhe 1 limon i shtrydhur. Do të vini re ndryshime të menjëhershme që javën e dytë.

2.Kanella: Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave, ju jep jetë edhe luleve si dhe ju ndihmon të bini nga pesha. Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fribra dhe mangan. Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq, nxisin sistemin tretës, ju japin ndjesinë e ngopjes dhe djegin kaloritë. Mjekët dietologë këshillojnë të pini çdo mëngjes ujë të ngrohtë me pak kanellë dhe mjaltë pasi nxit metabolizmin të punojë më shpejt./sot.com.al


TË NGJASHME