HomeTeknologji

Këto janë emoji-t e reja që shtoi Iphone

Jeta pa telefonat celularë dhe pa shkëmbime mesazhesh është bërë e paimagjinueshme. I pandarë është bërë edhe përdorimi i ikonave të quajtura “emoji”, me anë të së cilave mund të shprehim fare mirë gjendjen tonë pa u munduar.

Dhe për të gjithë adhuruesit e emoji ka një lajm të mirë. Apple shtoi në Iphone-in tuaj edhe 70 emoji të reja, ku përfshihen emoji njerëzish me lloje të ndryshme flokësh, si dhe emoji kafshësh dhe ushqimesh.

Nga fytyrat festive e deri te kafshët, ushqimet dhe shenja e syrit të keq, gjithçka që ju kishte munguar tashmë mund ta keni në tastierën tuaj.


TË NGJASHME