HomeLajme

Këto janë filmat që duhet të shihni për Halloween

Festa e “Halloween” karakterizohet me veshje të pazakonta, me motive të fantazmave, kështu që është koha për të parë edhe filma me përmbajtje të frikshme.

Nata e Halloween supozohet të jetë e frikshme. Për të gjithë ju që nuk keni ndonjë dëshirë të madhe për të festuar, duke veshur një kostum dhe duke pirë alkool, opsioni më i mirë është një film i horror. Ose më shumë se një.

Ka aq shumë filma për të parë, por më poshtë janë 10 filmat të cilët konsiderohen si më të mirët sa i përket zhanrit të filmave “horror” dhe të përshtatshëm për këtë festë!

1.“The Cabinet of Dr. Caligari” (1920)

Një film klasik gjerman pa zë i prodhuar në vitin 1920 (konsideruar si filmi i parë horror) ndjek një mjek të çmendur i cili përdor metodën e të vënit në gjumë për të kryer vrasje.

2. “The Exorcist” (1973)

Në mënyrë unanime ky film i regjizorit William Friedkin mbetët më i frikshmi i të gjithë kohërave. Në qendër të tij është historia e një vajze 12-vjeçare e cila bie nën pushtetin e shpirtit djallëzor Pazuzu. Flitet që disa kinema u jepnin shikuesve qeska ku mund të villnin për shkak se shumë prej tyre kishin patur probleme gjatë shfaqjes së filmit.

3. “Alien” (1979)

Ideja që “në kozmos askush nuk e dëgjon dot klithmën tënde” është ndër arsyet pse filmat horror fantastiko-shkencor mbeten ndër më të frikshmit. Ky film i Ridley Scott-it ruhet në Arkivat Kombëtarë të Filmit në Bibliotekën e Kongresit amerikan si ndër filmat më me peshë si nga ana “kulturore, historike dhe estetike”. Anija kozmike “Nostromo” shkon të bëjë hetime në një planet ku gjen një anije kozmike aliene në të cilën ka shenja jete.’

4. “The Fly” (1958)

Një shkencëtar ka bërë një aksident të tmerrshëm, duke u përpjekur për të përsosur makinën e tij për fluturim në gjithësi.

 5. “Rosemary’s Baby” (1968)

Mbetet një ndër filmat më të mirë të Roman Polansky-t. Në qendër të filmit është historia e një çifti të posamartuar (Rosemary dhe Guy) i cili shkon të jetojë në një ndërtesë të kohëve të shkuara në New York. Aty një seri ngjarjesh nga më të çuditshmet i fusin Rosemary-t dyshimin se i shoqi mund të ketë bërë pakt me fqinjët e çuditshëm lidhur me të ardhmen e fëmijës së tyre.


TË NGJASHME