Lajme Lifestyle Psikologji

Këto janë gjërat që mund t’i bëni vetëm me shoqen e ngushtë!

Miqësia është gjëja më e vështirë në botë për t’u shpjeguar. Nuk është diçka që e mësoni në shkollë. Por, nëse nuk e keni mësuar kuptimin e miqësisë, nuk keni mësuar asgjë. Miqësia e vërtetë është e vështirë për t’u gjetur dhe për t’u mbajtur. Ky është fakt të cilin nuk e mohon askush.

Prandaj, nuk duhet të habitemi përse i ndryshojmë miqtë gjatë fazave të ndryshme të jetës. Por, zakonisht, nëse kemi fat, kemi vetëm një ose dy shokë apo shoqe të cilët i konsiderojmë miq të ngushtë.

Karakteristikat e shoqeve të ngushta:

Mund t’i tregoni çfarëdo që mendoni

Nuk e keni problem t’ia tregoni shoqes së ngushtë të vërtetën, sepse e dini se ajo nuk do të ndihet e lënduar apo ofenduar nga sinqeriteti juaj. Megjithëse realiteti mund të jetë i dhimbshëm, ajo e kupton se jeni 100% e sinqertë me të.

Shtëpia juaj është edhe shtëpia e saj

Kurdo që shkoni tek ajo, ndiheni si në shtëpinë tuaj. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për të.

I ndani gjërat dhe sekretet me të

I huazoni njëra-tjetrës gjëra pa pasur fare problem dhe kjo është shenjë e një miqësie të fortë. Përveç gjërave, ju ndani edhe sekretet më të mëdha me shoqen e ngushtë.

Mund ta thërrisni në çdo kohë për ndihmë

Shoqe të ngushtë keni personin të cilën mund ta thërrisni në mes të natës dhe t’i kërkoni ndihmë.

Related posts

Djegia e makinave të kryedemokrates, reagon PD: Ja shkaku i sulmit

Mila

E kritikuan për puthjen në buzë me të ëmën, përfaqësuesit e Maluma-s shpjegojnë gjithçka

Tatani

Gjendet gomonia me 500 kg hashash në Vlorë

Mila
Na Kontaktoni!