HomeLifestyle

Këto janë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur më 13 Janar

27 p.e.s. – Në Romë mori fund Republika Romake.

532 – Në Konstantinopojë (Stambolli i sotshëm) filloi kryengritja e Nikës.

1129 – Në Koncilin e Troyes u njoh pavarësia e Urdhrit të tempullarëve.

1822 – Greqia shpall pavarësinë.

1902 – Në Berlin hapet shkolla e parë fillore “Freie Hochschule”.

1957 – Firma Wham-O prodhon Frisbee-n e parë.

1963 – Halili dhe Hajria vepër baleti shqiptar, u vu për herë të parë në skenën e baletit.

1963 – Kryetari i parë i shtetit Togo, Sylvanus Epiphanio Olympio vritet nga puçistët.

1967 – Gnassingbé Eyadéma bëhet president në Togo.

1980 – Në Karlsruhe themelohet partia e të gjelbërve gjerman (Die Grünen).

1986 – Filloi lufta qytetare në Jemen.

1991 – Në natën mes 12. dhe 13. janarit trupat ushtarake sovjetike pushtuan ndërtesën e radios dhe televizionit në Vilnius, Lituani. Gjatë këtij aksioni të dhunshëm kundër protestuesve të paarmatosur, u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 1000.

1994 – Cyprien Ntaryamira bëhet kryetari i ri i Burundit. (figura).

1995 – Tërmet në Kobe (Japoni).

2004 – Helmut Kohl fitoi çmimin “Internationaler Adalbertpreis”.


TË NGJASHME