HomeModa

Këto janë ngjyrat magjike me të cilat gjithmonë do të dukeni IN

A ekziston ngjyra magjike e cila i rri mirë çdo tonaliteti lëkure? Përgjigjja është po, madje jo një, por katër.

Tirkiz

Këtë ngjyrë të kaltër-gjelbër nuk është e lehtë në fillim t’ia shtoni gardërobës suaj. Truku për bartjen e saj është që ta kombinoni ashtu që të ndiheni këndshëm.

Edhe një mënyrë interesante për bartjen e kësaj ngjyre është edhe kombinimi me ngjyrat kontraste, p.sh. me të kuqen.

T’i kujtojmë edhe fustanet e gjata tirkiz, të cilat i ka bartur Kate Middleton dhe na ka treguar se si kjo ngjyrë mund të duket super.

E kuqja

Ngjyra klasike e cila i rri bukur çdo teni të lëkurës dhe e plotëson atë. Sipas rregullave të reja, të kuqen mundeni mirë ta përshtatni me të gjitha ngjyrat dhe do të dukeni shkëlqyeshëm. E veshur në këtë ngjyrë të fuqishme me siguri do të jeni e vërejtur kudo që të shfaqeni dhe gjithmonë në trend.

Edhe pse shumica nesh menjëherë do të thonë se si kjo ngjyrë nuk u shkon, hulumtimi thotë që nuk është kështu. Duhet vetëm që ta gjeni nuancën e vërtetë dhe të shkëlqeni në kombinimin për të cilin kurrë nuk ju ka shkuar mendja që do ta bartni.

Rozë e lehtë

Edhe pse shumë prej nesh do të thotë menjëherë se kjo ngjyrë nuk përshtatet, sipas hulumtimeve nuk është kështu.

Ju vetëm duhet të gjeni nijansen e duhur dhe të shkëlqejë në një kombinim që kurrë nuk e keni menduar se do ta vishni.

Ngjyrë domateje

Kjo ngjyrë e fortë mund të zërë vend me ngjyrën neutrale, andaj nuk është i vështirë as kombinimi me ngjyra të tjera.

Këtë sezon dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë një ndër ngjyrat më të kërkuara. Gjithmonë duket fantastike dhe dramatike.


TË NGJASHME