HomeShowbiz

Këto janë pamjet nga 40-vjetori i lindjes së Kim Kardashian

Kim Kardashian është një prej emrave shumë të komentuar në media e publik kudo. E suksesshme në biznes e aktive në rrjete sociale, Kim gjithmonë gjen një arsye për të qenë në qendër të vëmendjes.

Njësoj ndodhi edhe së fundmi në ditëlindjen e saj. Kim festoi 40-vjetorin e lindjes më 22 tetor dhe vazhdon të duket po aq seksi sa në fillimet e para kur u shfaq për herë të parë në publik.

Kim Kardashian ka postuar në Instagram fotot nga pushimet e saj të 40-vjetorit, të cilat i ka kaluar në një ishull privat në Karaibe.

Aty, ajo ka ftuar familjen dhe miqtë e saj për një festë të madhe. Duke qenë se në Instagram nuk e vendosi vendndodhjen e saj në foto, nuk dihet me saktësi se te cili ishull ndodhet 40-vjeçarja.


TË NGJASHME