HomeLifestyle

Këto janë shenjat që tregojnë se partneri nuk ju do më

Ja cilat janë disa prej elementëve të cilët tregojnë se një burrë nuk e do më partneren e tij.

Kritika e pamjes

Një person do të pëlqejë gjithçka, madje edhe të metat e partnerit. Ai mund të besdiset nga përsosmëria e njerëzve të tjerë përreth.

Për një njeri që ju do, ju jeni gjithmonë të bukur, madje edhe me flokë të çrregullt. Ai nuk do ta ketë aspak problem nëse ju keni fituar disa kilogramë. Por nëse ai vazhdimisht ju thotë të shkoni në palestër ose lë të kuptohet se keni nevojë për kirurgji plastike, mos nxitoni ta kënaqni atë. Edhe nëse ju humbni peshë, apo ndryshoni pamjen tuaj ai do të gjejë gabime të tjera tek ju.

Diskuton të metat tuaja me miqtë

Nëse partneri juaj i lejon vetes t’ju poshtërojë publikisht dhe qesh me dështimet tuaja, mos prisni asgjë të mirë nga një marrëdhënie e tillë. Një partner i tillë nuk ju respekton dhe një lidhje e fortë mes jush do jetë e pamundur.

Qëndrimi i tij ndaj zakoneve tuaja

Nëse mashkulli juaj vazhdimisht po shqyrton çdo gjë të vogël që bëni dhe bën komente negative për sjelljen tuaj, do të thotë që ndjenja e vetme që ai ka është acarimi në vend të dashurisë.

Vëmendje ndaj tregimeve tuaja

Shkencëtarët kanë vërtetuar se një burrë është në gjendje të dëgjojë një grua me vëmendje vetëm 6 minuta. Prandaj vajza, herën tjetër që planifikoni të bëni një bisedë me të dashurin tuaj, mbajeni shkurt.



TË NGJASHME