HomeUdhëtime

Vendi ynë, një “parajsë” e pa çmuar

Kur vjen koha e pushimeve verore të gjithë kemi dilema në kokë se kush dhe ku do të ishte zgjedhja e duhur per tu shlodhur dhe larguar sado pak nga rutina e perditëshme.

Më poshtë do t’ju listojmë disa nga vendet më magjepse që ndodhen në vendin tonë.

Parku i Blinit

Parku i Blinit eshte nje nder vendet me magjepse ne Shqiperi, qe te ofron akomodim. Imagjinoni nje udhetim ekzotik, me lumenj te kulluar, me nje ngjyre te kalter, i rrethuar nga blini, nje vend ku nuk shkojne mjete motorike, i shkeputur nga gjithcka, me nje ushqim fantastik dhe me nje pamje mbreslenese.

Thethi

Thethi, një nga fshatrat më të veçantë në Alpet Shqiptare. Shtrihet në pjesën më veriore të Komunës së Shalës dhe është i vendosur në një gropë në lartësinë 740-950 metra mbi nivelin e detit. Dhe banohet në mënyrë të përhershme. Aipërbëhet nga shtatë lagje, qendra e fshatit është e përbërë nga banorë që janë pjese e dy lagjeve, Gjeçaj dhe Gjelaj.
Pjesë e Thethit është edhe Ndërlysa që ndodhet rreth 20 minuta larg nga kanioni i Grunasit, rrugës për në Shalë. Në Ndërlysë ndodhet edhe Syri i Kaltër, një ndër bukuritë e rralla të veriut. Gjithashtu pjesë e Thethit është dhe Rragami i Shalës. Ai që ndodhet mbi Valbonë, banorët e të cilit janë nga disa lagje te Thethit, kryesisht nga Gjelaj, Nikgjonaj dhe Aliçaj.

Dhermi

Gjiri i Grames

Gjiri i Grames, nese ka nje plazh fantastik ne shqiperi, ne pjesen e jashtme te karaburunit gjendet plazhi i bukur ne rivieren tone. Gjiri i grames e merr emrin nga greqishtja qe do te thote “Grammatas” qe do te thote Germat, per faktin se atje eshte nje faqe shkembi qe jane te gdhendura germa qe datojne nga 200-300 vite me pare. Ne grame thuhet qe ka qene nje gji ku ankoronin anijet pirate duke qene se ishte nje gji i fshehur, gjithashtu ka sherbyer si nje vend per tu ankoruar kur deti ishte i furishem, per faktin qe ai eshte gji i mbyllur. Menyrat per te shkuar ne grame jane 2: 1 duke ecur per rreth 6 ore nga shtegu i Cezarit qe nises nga Llogaraja dhe zbret poshte ne grame, menyra tjeter eshte duke udhetuar me skaf.

Gjipe

Gjipe, ose ndryshe gjiri i perendive i quajtur me heret nga vendasit, ka qene dhe nje nder plazhet me te frekuentuara te shkrimtarit Petro Marko, i cili ka kaluar nje pjese te jetes se tij ne keto vende, dhe qe e pershkruan ne librat qe ka shkruar.
N’Gjipe, eshte nje plazh qe krijohet ne fund te kanionit te Gjipes. Ky plazh eshte midis Dhermiut dhe Jalit, dhe eshte i fshatit Ilias, eshte ne krah te manastirit te shen theodhorit. Aty mund te shkohet ne kembe duke bere rreth 45 Minuta ecje ose duke shkuar me skaf ne kete gji. Nje vend i izoluar ku nuk ka fare ndertime dhe mund te flihet vetem duke perdorur cadren e kampingut, ose duke e perdorur si plazh brenda dites. Emri i gjipes, thone qe vjen nga bashkimi i fjales PE nje GJI, GJIPE. Gjithashtu ne mase njihet dhe si akronim i Gjiri i Perendive

Shpella e Pirateve

Shpella e Pirateve gjëndet në kodrinën ku është vendosur Manastiri i Shën Todhrit, në fshatin e Dhërmiut. Eshtë një shpellë karstike. Emrin e ka marrë sepse në të, kohë më parë strehoheshin piratët e detit me anijet e tyre. Kur deti është i qetë ajo mund të vizitohet me lehtësi duke ofruar një pamje të mrekullueshme për vizitorin. Kjo shpelle eshte bere e famshme nga romani i Petro Markos, me titullin Shpella e pirateve, me vone u be edhe film nga kinostudio shqiperia e re.


TË NGJASHME