HomePsikologji

Këto këshilla duhet ti dini para ngritjes në detyrë

Pa marrë parasysh se ku dhe çka pune bëni dhe nëse e doni punën tuaj, pa dyshim që edhe sukseset nuk do të mungojnë. Pa marrë parasysh se ku dhe çka punoni, nëse keni përkushtim në atë që bëni, ngritja në pozitë mund të arrihet shpejt.

Mirëpo, ngritja në pozitë nënkupton përgjegjësi dhe sfida të reja për të cilat nevojitet përgatitje paraprake që të mos bëni gabime në hapa. Ne po ju sjellim disa këshilla para se ta pranoni ngritjen në pozitë.

Rishqyrtoni gatishmërinë tuaj për pozitën e re

Duhet të jeni i sinqertë me veten, rishqyrtoni se pse pikërisht ju jeni përzgjedhur për atë pozitë dhe nëse posedoni aftësitë e kërkuara. Mos nxitoni të jepni përgjigje pozitive që në fillim. Pozita e re kërkon përgjegjësi të reja. Prandaj, vlerësoni mirë situatën, përgatitjen tuaj profesionale dhe emocionale para se ta pranoni pozitën e re në kompani.

Në pozitën e re mund t’iu delegohen detyra me rëndësi më të theksuar që kërkojnë qasje të një udhëheqësi. Ky tranzicion në pozitën e udhëheqësit mund të jetë mjaft sfidues si për ju, ashtu edhe për ekipin tuaj të punës.

Kuptojeni se kush janë njerëzit me të cilët do të punoni nga afër

Në pozitën e re, do të punoni edhe me njerëz të rinj që mund t’ju shohin më shumë si konkurrent se sa kolegë pune. Prandaj hulumtoni paraprakisht se nga kush do të rrethoheni në pozitën e re, në mënyrë që ta keni një pikëpamje më të mirë për ta dhe ta filloni bashkëpunimin me qasje të duhur.

Shkruani një listë se çka saktësisht mund të pritet nga ju

Në rolin e ri që pritet ta merrni mund të ketë raste ku duhet të thoni gjëra që nuk doni t’i thoni, apo të silleni në mënyra që mendoni se janë të papranueshme dhe që mund ta dëmtojnë imazhin tuaj. Hulumtoni të gjitha detyrat, natyrën e punës dhe objektivat që ju presin para se ta pranoni pozitën e re.

Përpiloni një plan për detyrat e pozitës së re

Hartimi i një plani, do të tregonte se me sa seriozitet e keni marrë ngritjen në pozitë. Caktimi i objektivave dhe synimeve do t’ua lehtësonte punën dhe gatishmërinë tuaj për sfidat që ju presin në pozitën e re. Kësisoj, ju do t’i tregonit punëdhënësit tuaj se posedoni shkathtësitë e kërkuara dhe që nuk ka gabuar në përzgjedhjen e bërë.

Ngritja në pozitë ka përparësitë dhe mangësitë e saj. Prandaj, mos u mashtroni nga një pozitë e re që ju ofrohet nga punëdhënësi vetëm nëse paga është më e lartë, por analizoni edhe jetëgjatësinë e asaj pozite që ju ofrohet, ndikimin që do të ketë në karrierën tuaj dhe kontributin që mund ta ofroni.


TË NGJASHME