HomeShëndeti

Këto mëngjese duhet t’i shmangni

Mëngjesi është racioni më i shëndetshëm i ditës. Me të nxisin organizmin dhe e përgatisim për orët e lodhshme të cilat janë para nesh

Nëse dëshironi që të filloni ditën në mënyrën më të drejtë dhe trupit tuaj t’i ofroni energjinë e nevojshme, ju nevojiten t’i shmangni këto tri mëngjese zakonisht shumë të shpeshta.

  1. Lëngjet e pemëve dhe jogurtin!

Edhe pse në to shkruan që janë qind për qind natyrale, lëngjet e blera në dyqane janë plot sheqer dhe aditiv. Këto pije në çast do t’ju japë energji, mirëpo shumë shpejt edhe do t’jua marrë energjinë.

Gjithashtu, lëngjet e blera nuk kanë vlerë të madhe nutritive. Më mirë zgjidhni pemën e cila përmban edhe fibra të nevojshme për rregullimin e metabolizmit. Njësoj vlen edhe për jogurtët e pemëve.

  1. Produktet e furrës!

Ushqimet e ndryshme të cilat i blejmë në furra janë shumë të shijshme, mirëpo produktet e tilla shpesh përmbajnë sasi të mëdha aditivësh, kripe dhe sheqeri, gjë që nuk është kombinim i mirë për fillim të ditës.

Veç kësaj, këto pjekurina nuk kanë vlera të mjaftueshme nutritive, të cilat organizmit tuaj i janë shumë të nevojshme për punë normale.

  1. Mëngjes i yndyrshëm dhe i fortë!

Një mëngjes që duhet eliminuar, nënkupton ushqimin e yndyrshëm, të rëndë dhe kalorik siç janë vezët e fërguara me proshutë, sanduiç me sallam dhe majonezë dhe me lyerje të ngjashme. Vetëm nëse nuk punoni punë të rëndë fizike, ky mëngjes trupit tuaj nuk i nevojitet dhe organizmit do t’i nevojitet një kohë e gjatë që ta tretë.

Sasi të mëdha të yndyrave të pashëndetshme do të përfundojnë në formë të indeve yndyrore, ndërkaq organizmi juaj nuk do t’i marrë të gjitha vitaminat, mineralet dhe fibrat të cilat i nevojiten. Nëse doni në mëngjes të hani vezë, më së miri do të jetë që të hani vezë të ziera me një fetë bukë integrale dhe një gotë çaj.


TË NGJASHME