HomeModa

Këto mite të bukurisë ju bëjnë të dukeni keq

Bright Side na udhëzon të mos i besojmë të gjitha mitet e bukurisë, pasi ato mund të na bëjnë të dukemi më keq.

Grimi nëse vendoset përditë është i dëmshëm

Shumë njerëz ju rekomandojnë se grimi i përditshëm ju dëmton, mirëpo ne ju sugjerojmë që në darkë ta hiqni pasi fytyra ka nevojë për ajër. Sa i përket ditës, vajzat duan të duken bukur dhe grimin mund ta kenë të nevojshëm.

Aknet duhet t’i ekspozosh në diell në mënyrë që të thahen

Edhe ky është një tjetër mit që nuk duhet besuar. Dielli vërtet e than lëkurën, por lëkura reagon ndaj saj duke mbledhur më shumë vajra që i bllokojnë poret. Për më tepër ekspozimi i gjatë në diell, mund të shkaktojë alergji.

Nëse i prisni flokët vazhdimisht, rriten më shpejt

Flokët rriten në të njëjtën shpejtësi, pa marrë parasysh sesa shpesh priten. Prandaj flokët do të rriten gjithsesi edhe nëse nuk janë prerë fare.

Thonjt fallso dëmtojnë thonjt tuaj

Thonjt nuk kërkojnë oksigjen, ushqimi i tyre kalon përmes kapilarëve në zonën nën lëkurë. Prandaj mos mendoni se duke i bërë vazhdimisht thonjt me xhel ose me tipsa i dëmtoni thonjt tuaj.


TË NGJASHME