HomeModa

Këto modele flokësh e kanë fajin që ju dukeni më të vjetra

E gjithë lufta e vajzave në ditët e sotme, është; si të duken më të reja dhe më të bukura? Me kalimin e viteve, si gjinia mashkullore, po ashtu edhe ajo femërore mundohen që ta “rinojnë” veten me disa truke të thjeshta. Sot në fakt përmes këtij artikulli, do t’ju këshillojmë të shmangni disa modele flokësh që po ju bëjnë të dukeni më të vjetra. Ndoshta ju prej vitesh mbani të njëjtin model, dhe nuk e kishit menduar gjatë se çfarë po ju bën të dukeni më të mëdha në moshë, seç jeni në të vërtetë. Epo sot do e mësoni, dhe do të ndryshoni model menjëherë.

Jo flokë shumë të kuruara
Mos i kuroni shumë flokët tuaj. Kini parasysh që modelet “perfekte” të flokëve do t’ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë. Sa më thjesht, aq më të vogla do të ngjani.

Baluket tuaja nuk janë mjaftueshëm
Nëse nuk keni mjaftueshëm baluke në ballë, mos i lini të shpërndara, pasi nuk do të ngjani as bukur, dhe as e re. Kaloni baluket në njërën anë, dhe do të shikoni ndryshimin në fytyrën tuaj.

Shikoni mirë ngjyrën e flokëve
Flokë të zeza dhe sy blu, duket një kombinim vërtet i bukur, por jo të gjithëve, ju shkon. Prandaj vajza, është mirë që të gjeni ngjyrën që i përshtatet fytyrës suaj, në mënyrë që të dukeni më të reja.

Flokët e gjata
Disa vajza ëndërrojnë të kenë flokë të gjatë dhe shëndetshëm. Por jo gjithmonë flokët e gjata ju bëjnë të dukeni bukur. Nëse nuk ndiheni rehat me pamjen tuaj, provoni të prisni një herë flokët, pasi ato mund të jenë “fajtoret”.


TË NGJASHME