HomeShowbiz

Këto super atlete janë fiksimi i VIP-ave shqiptarë!

Atletet e momentit kanë të gjitha një emërues të përbashkët: Janë gjigante!

Në artikuj të mëparshëm e kemi përsëritur herë pas here që ky vit ka rikthyer atletet e mëdha, ekstravagante dhe ‘wild’ në llojin e tyre. Gjithsesi, kur i shohim të veshura dhe të kombinuara tek personazhë të njohur krijojmë një ide edhe më të qartë. 

Përshembull, mjafton një xhiro nëpër profilet e VIP-ve tanë dhe do të shohim se fiksimi i tyre janë pikërisht atletet që po përshkruajmë më sipër.

E nisim me Dafina Zeqirin. Në foton e postuar së fundmi, kostumin që mban veshur këngëtarja e kishte kombinuar me një palë atlete të verdha, që merrnin gjithë vemendjen e look-ut.

Atletet janë Prada dhe kushtojnë rreth 895$.

Stilit të Dafinës i afrohet edhe Tayna, e cila mban veshur po të njëjtat atlete, por në ngjyrë të zezë.

Nga ana tjetër, Elvana Gjata duket se ka zgjedhur të veshë atletet ‘e së ardhmes’.

Themi kështu pasi atletet që  Elvana mban veshur janë koleksioni i fundit nga bashkëpunimi i RAF SIMONS X ADIDAS dhe kushtojnë 329$. 

Një tjetër model i famshëm atletesh pas të cilave reperët shqiptarë janë dashuruar  është ai i Yeezy Desert Rat (175€)

Trend shumë i përhapur së fundmi, deri diku i ngjashëm me çfarë pamë më lart janë atletet Triple S nga Balenciaga.

Atlete të tilla janë kthyer në MUST për çdo blogere dhe mund t’i shohësh thuajse në çdo llogari Instagram-i. 

Lori Hoxha, shumë veshje të saj zgjedh t’i kombinojë me një palë të tilla.

Elita Rudi gjithashtu.

Alaudin Hamiti

Fiksimit të momentit, nuk mund t’i shpëtonte as Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës, kombinimet e së cilës janë interesante për t’u ndjekur.

Sigurisht, as Ledrit s’mund t’i mungonin një palë të tilla.


TË NGJASHME