HomeModa

Këtyre 5 tendenceve të modës duhet t’u thoni ‘bye’ në vitin 2020

Tendencat e vitit aktual dhe sezonit të ardshëm përcaktohen nga stilistët kryesore dhe shtëpitë e mëdha të modës.

Janë ata që ndikojnë dhe përcaktojnë tendencat e sezonit. Mirëpo, është e rëndësishme të mbani mend se moda moderne nuk është e shkruar në gur.

Ju mund të vishni pothuajse gjithçka që dëshironi dhe në vend që t’i përmbaheni tendencave të nivelit të lartë, mund të përpiqeni të gjeni stilin tuaj.

Bright Side ka kontrolluar koleksionet më të reja të stilistëve të koleksionit pranverë-verë 2020 dhe ju mund të lexoni se cilat tendenca nuk do të jenë në modë këtë vit.

Pantallonat e shkurtra

Gjërat që duken mirë në pasarela, jo gjithmonë do të duken mirë në jetën reale dhe pantallonat e shkurtra janë një shembull i mirë i kësaj. Kjo është arsyeja pse është më mirë t’i vishni ato kur dëshironi të luani sport. Mirëpo, nëse dëshironi patjetër të vishni pantallona të shkurtra, zëvendësojini ato me koleksionet që ofton Yves Saint Laurent, Brandon Maxwell dhe Rag & Bone.

Çantat rrjetë

Çantat prej rrjete ishin një trend i shpejtë. Nëse ende nuk e keni blerë një çantë të tillë, ne ju sugjerojmë të mos shpenzoni para kot, pasi ato nuk janë më në modë. Ato janë zëvendësuar me mikro çantat e prezantuara nga stilisti Simon Porte Jacquemus.

Çantat ovale të belit

Ky është një trend tjetër nga vitet ’90 (ashtu si çantat e rrjetës). Këto çanta filluan të humbasin popullaritetin e tyre përsëri në verën e 2019-ës dhe në fillim, stilistët rekomanduan t’i vendosin ato mbi supe, mirëpo tani vajzat i vendosin në bel, ose në formë shalli. Epo, koha e tyre siç tregojnë dhe stilistët ka mbaruar.

Uggs

Shumë njerëz i duan “Uggs”, sepse i bëjnë ata të ndihen rehat, sikur nuk kanë veshur diçka në këmbë. Sidoqoftë, këpucët krejtësisht të sheshta nuk janë të mira për shëndetin e këmbëve tuaja. Për më tepër, ato nuk janë më në modë.

Karficat e flokëve

Në vitin 2018, stilisti Simone Rocha vendosi trendin e kapëseve të flokëve me perla, me shkëlqim dhe me shumë ngjyra. Së pari, ato dolën në shfaqjet e modës, pastaj çdo blogere dhe vajzë e thjeshtë, i vendosi në kokë. Mirëpo, këtë vit, ato nuk janë më trend, por anti-trend. Është më mirë të vendosni në flokët tuaj shami ose fjongo, pasi këtë vit ato janë “IN”.


TË NGJASHME