HomeShowbiz

Kevin dhe Eniko Hart po presin fëmijën e tyre të dytë

Kevin dhe Eniko Hart kanë njoftuar se po presin fëmijën e tyre të dytë së bashku. Foshnja e ardhshme do të jetë fëmija i katërt për Kevin.

“Në mes të gjithë kësaj situate ne po numërojmë bekimet tona dhe nuk mund të jemi më mirënjohës!” Eniko Hart ka shkruar në Instagram. “Së shpejti do të jetë një familje me 6 veta!”

Kevin postoi të njëjtën imazh me hashtagun: “Verifikuar #Harts #FamilyOfSix #Blessed #LiveLoveLaugh”

Në nëntor 2017, të dy mirëpritën Kenzo Kash Hart pas bashkimit të tyre në vitin 2016. Në martesën e mëparshme të Kevin me Torrie Hart ka lindur vajza 15-vjeçare Heaven dhe djali 12-vjeçar Hendrix.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME