HomeShowbiz

Kevin Hart zbulon gjininë e fëmijës së tij të 4-të

Aktori Kevin Hart dhe gruaja e tij modelja Eniko Parrish kanë lajmëruar se janë në pritje të një vajze.
Cifti i cili e bëri publike shtatzaninë në muajin mars zbuluan gjininë e fëmijës që presin ditën e djeshme në festën e Nënës.

Gëzuar ditën e nënës për femrën më të bukur dhe gruan time. Të duam Eniko Hart. Jemi shumë të gëzuar për vajzën që po presim. Familja prej 6 antarësh“-shkroi 40 vjeçari Hart teksa e bashkangjiti urimin me një foto familjare ku tregohet gruaja e tij me barkun e rrumbullakosur.

Hart dhe Parrish të cilët u bashkuan në vitin 2016 janë prindër të një djali 2 vjeçar të quajtur Kenzo. Në vitin 2017 Hart pranoi se e ka tradhëtuar bashkëshorten e tij kur ajo ishte shtatzënë me djalin e tyre.

Aktori i cili ka luajtur edhe në filmin ‘Jumanji’ ka dy fëmijë me ish partneren, Torrei Hart.


TË NGJASHME