HomeShowbiz

Khloe Kardashian frikësohet për jetën e vajzës së saj

Vrasja e George Floyd në Minneapolis ka shkaktuar reagime të shumta nga njerëzit e thjeshtë si edhe nga personazhet e njohur të medias.
Së fundmi, Khloe Kardashian i ka lutur fansat që të edukohen për lëvizjen ‘Black Lives Matter’ e për këtë gjë ka shkruar një status goxha të gjatë në Instagram. Gjatë fjalimit Khloe ka përmendur dhe vajzën e saj duke qënë se është me ngjyrë.

Asnjë nënë nuk duhet të jetojë me frikë dhe kur mendoj për vajzën time, fëmijët e mi të ardhshëm dhe të gjithë fëmijët tanë, unë e di se duhet të krijojmë një të ardhme më të mirë për ta. Një të mbushur me dashuri, dritë dhe dhembshuri, jo një të mbushur me urrejtje dhe injorancë, dhe unë zotohem të vazhdoj të mësoj vajzën time çdo ditë të vetme dhe në çdo rast, të ketë dashuri për të tjerët, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, seksualiteti i tyre apo bindjet e tyre fetare .”

Ajo vazhdoi: “Njerëzit nuk kanë lindur racistë, atyre u mësohen këto besime dhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të ndaluar këtë cikël dhe për t’i dhënë fund racizmit në këtë vend”.

Khloe e mbylli duke i nxitur ndjekësit të flisnin kundër urrejtjes dhe racizmit kudo dhe kurdo që të mundnin.

George, 46 vjeç, ishte një njeri me ngjyrë, i paarmatosur, që vdiq pasi një oficer i policisë në Minneapolis u vuri gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, ndërkohë që Floyd i tha “Unë nuk mund të marr frymë”.


TË NGJASHME