HomeShowbiz

Khloe përballet për herë të parë me ish-in, ja arsyeja

Pas skandalit të madh të tradhtisë, Khloe Kardashian i është dashur të takojë ish-in e saj Tristan Thompson në ditëlindjen e parë të vajzës së tyre True.

Khloe dhe Tristan qëndruan rreth 2 metër larg njëri-tjetrit ndërsa këndonin këngën e ditëlindjes pranë tortës edhe pse pati momente kur ata ishin shumë pranë njëri-tjetrit për hir të vogëlushes së tyre.

Gjërat ishin tepër miqësore, por me siguri që Khloe nuk mund ta harrojë tradhtinë e Tristan-it, i cili u kap mat duke puthur miken e familjes Jordyn Woods.

Ditëlindja shkoi mirë dhe Khloe arriti ta përballojë me sukses. Ajo kishte veshur një fustan saten në ngjyrë bojëqielli të ngjashëm me atë të vogëlushes së saj, duke u bërë matchy-matchy.

“Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True. Ti je dashuria ime e vetme! Ndihem e nderuar dhe shumë mirënjohëse që jam nëna jote! Sot dhe deri në fund të jetës, unë do të të dua! Ne kemi përjetësinë” shkruante Khloe në Instagram.


TË NGJASHME