HomeShowbiz

Khloe rikthehet me ish-in? Tristan Thompson i bën një dedikim publik

Khloe Kardashian festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Motrat e saj e kanë uruar publikisht në Instagram, por i papritur ishte një urim nga ish-partneri i saj, Tristan Thompson.

Nuk e dimë si i kanë ata marrëdhëniet me njëri-tjetrin pas skandalit të famshëm, por për herë të parë, me rastin e ditëlindjes së Khloe, ai bëri një dedikim publik për ish-partneren.

Gëzuar ditëlindjen Khloe! Ti je njeriu më i bukur nga jashtë dhe brenda, që kam takuar ndonjëherë. Faleminderit që je një nënë e mrekullueshme për princeshën tonë True. Ajo është e bekuar që ka dikë si ty që kujdeset për të. Të uroj vetëm sukses dhe të dërgoj bekime pozitive. Shijoje ditën tënde Koko”, -ka shkruar ai përkrah një fotoje të Khloe dhe True duke shtuar edhe një emoji zemër.


TË NGJASHME