HomeShowbiz

Kiara preu flokët e shkurtra, por gjyshja e saj ka një merak që do ju shkrijë së qeshuri

Kiara Tito është një ndër vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, e cila së fundmi moderatorja iu bashkua trendit të flokëve tv shkurtër. Edhe pse bukuroshja mori shumë komplimenta pasi pamja e re i shkonte shumë, ishte një person që nuk e pëlqeu aspak ndryshimin: gjyshja e saj.

E ftuar në emisionin “Thumb” Kiara ka treguar se aktualisht ajo jeton vetëm por në të njëjtin pallat me të jeton edhe gjyshja e saj. Gjyshja jo vetëm që nuk e ka pëlqyer faktin që Kiara preu flokët por mendon se tashmë me flokë të shkurtër moderatorja do e ketë të vështirë ‘të gjejë një burrë për t’u martuar.’

“Gjyshen e kam në kat të parë. Më sheh çdo ditë a më janë rritur flokët apo jo. Ka qarë kur preva unë flokët. Qau tha ç’i ke bërë nuk do të marri njeri. S’je e bukur fare.”, është shorehur Kiara.


TË NGJASHME