HomeShowbiz

Kim dhe Kourtney Kardashian rrezëllitëse në tapetit të kuq të amfAR

Kim Kardashian dhe motra e saj Kourtney Kardashian kishin planifikuar që t’i vinin flakën tapetit të kuq të amfAR në New York dhe ia arritën qëllimit.

Dy motrat, përkatësisht 38 dhe 39-vjeçare, u shfaqën të veshura me fustane elegante në ngjyrë të zezë të Versace-s që ekspozonin linjat seksi.

Makijazhi ishte tepër natyral, ndërsa në sy na ra mungesa e bizhuterive duke ia lënë meritat e shkëlqimit të fustaneve të mrekullueshme.

Kim theksonte dekoltenë e saj shumë të hapur, ndërsa Kourtney vuri në pah këmbën e tonifikuar me të çarën e fustanit që shkonte shumë lart kofshës.

Fustani i Kim i përket koleksionit të 27 viteve më parë të Versace-s Vjeshtë/Dimër 1991.

Ndërkohë fustani i Kourtney-t i përket koleksionit vjeshtë 2018.

Burimi: Iconstyle.al


TË NGJASHME