HomeShowbiz

Kim fiton shumën e çmendur të parave pasi paditi kompaninë që i kopjoi fustanin

Të gjithë e dimë tashmë që stili i motrave Kardashian-Jenner është një nga më të preferuarit dhe shumë femra në botë frymëzohet nga stili i veshjes apo i jetës së tyre.

Kim Kardashian ka fituar 2,7 milionë dollarë pas padisë që ngriti kundër një kompanie “të modës së shpejtë”, Misguided USA.

Bëhet fjalë për rastin e fustanit i cili u prezantua përmes modeles së njohur shqiptare Arbenita Ismajli, 3 orë pasi e veshi Kim Kardashian.

Ylli 38-vjeçar i reality show-t kërkoi fillimisht 10 milionë dollarë shpërblim nga kompania, raporton TMZ.

Në padi, Kim Kardashian kishte përfshirë fotot e postimeve të saj të mediave sociale dhe postimet e kompanisë pranë njëra-tjetrës, duke treguar ngjashmëritë dhe keqinterpretimin e tyre. Shpesh Missguided e etiketon Kim-in në postimet e saj në mediat sociale dhe përfshin edhe foto të saj duke u dhënë njerëzve idenë e gabuar se Kim është duke punuar me ta.


TË NGJASHME