HomeShowbiz

Kim Kardashian akuzohet nga fansat për racizëm!

Ylli i reality show-t “Keeping up with the Kardashians” po përballet me akuza të reja.

Vetëm pak ditë më parë, Kim lançoi linjën e saj të re të maskave mbrojtëse kundër Covid-19, të cilat vinin në 5 nuanca për tonalitetet e ndryshme të lëkurave dhe fansat nuk e pritën aspak mirë këtë gjë.

Fansat kanë shpërthyer në akuza për faktin se Kim Kardashian është treguar raciste përsa i përket maskës së zezë.
Për femrat me ngjyrë, Kim kishte zgjedhur një maskë në ngjyrë të zezë, ndërkohë që ngjyrat më të hapura janë përshtatur tamam me lëkurën e njerëzve të bardhë.

Njerëzit e kanë quajtur këtë veprim ofendues dhe racist.


TË NGJASHME