HomeShowbiz

Kim Kardashian bie pre e kritikave për fotografinë me një elefant

Së fundmi Kim Kardashian ka rënë sërish pre e kritikave të shumta nga ana e disa aktivistëve veganë në Australi. Kim ka postuar këtë javë në ‘Instagram’ disa foto, në të cilat shihet duke pozuar përkrah një elefanti që ka të lidhur një litar rreth qafës. Fotot janë realizuar vitin e kaluar gjatë pushimeve familjare në Indonezi, kur ajo vizitoi një strehë elefantësh në Bali.

Aktivistët veganë janë shprehur shumë të inatosur ndaj Kim Kardashian, sepse sipas tyre dallohet qartë se elefanti duket shumë i trishtuar. “E shëmtuar. Fuqi për të bërë shumë për kafshët, por përpjekja për të bërë asgjë më irriton”, ka shkruar dikush në një faqe në ‘Facebook’. Madje edhe 5 muaj më parë Kim u kritikua ashpër për faktin se kishte hipur mbi një elefant për të shëtitur me të. Megjithatë Kim i është kthyer atyre duke ju thënë se streha në Bali kujdeset shumë mirë për elefantët, të cilët ishin në rrezik zhdukjeje. Duke qenë se Kim Kardashian është një personazh shumë i njohur shpesh vendoset në shënjestër nga ana e ndjekësve dhe fansave të saj në rrjete sociale.


TË NGJASHME