Lajme Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West drejt ndarjes?

Të martohesh me Kanye West nuk është aspak e thjeshtë, por kjo gjë po bëhet shumë e vështirë për Kim Kadashian. Kimi po kalon një periudhë shumë të sikletshme për shkak të sjelljeve të Kanye dhe shprehet se: “Nëse sjellja e tij nuk ndryshon”, ajo do t’i japë fund martesës.

HollywoodLife.com ka zbuluar situatën e vështirë që Kim po kalon duke thënë se ajo ndihet e dëshpëruar. “Kim po mundohet shumë të shpëtojë martesën e tyre, por me të vërtetë që nuk di ç`të bëjë. Ajo është e frikësuar për shëndetin e Kanye-s dhe për ndikimin që disa nga sjelljet e tij mund të kenë te fëmijët e tyre në të ardhmen”, -janë shprehur disa burime të afërta me Kim për Hollywood Life.

Po ashtu këto burime kanë shtuar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka frikë se zgjedhjet e gabuara të të shoqit mund ta shtyjnë drejt vendimeve drastike. Ajo po tregohet e dashur, e duruar dhe mirëkuptueshme me të shoqin.

Videot dhe postimet e Kanye-s në rrjetet sociale nuk janë aspak normale dhe po shkaktojnë gjithmonë dhe më shumë debate me publikun. Sa herë ai poston diçka, Kim ndihet në një presion shumë të madh dhe pret më të keqen. Se si do të shkojnë gjërat mes tyre, mbetet për t`u parë!

 

Related posts

Risi në Dubai, po vjen “policia fluturuese”

Mila

Reforma zgjedhore, Kuvendi njofton PD: Caktoni vëzhguesin

Mila

I nxehti pritet të ‘përvëlojë’ Ballkanin

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!