HomeShowbiz

Kim Kardashian dhe Mayweather padíten nga investitorët në kriptomonedha

Kim Kardashian dhe Floyd Mayweather janë padítur me akùzën se kanë máshtruar investitorët kur kanë promovuar në mediat e tyre sociale kriptomonedhën e quajtur EthereumMax.

Padía kolektive është paraqitur në Gjykátën Qëndrore të Kalifornisë, ku akùzohet EthereumMax dhe promovuesit e saj të famshëm se kanë bashkëpunuar sëbashku për të fryrë artificialisht çmimin e kësaj kriptomonedhe nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale me deklarata të rreme rreth vlerës së saj.

Kujtojmë që Kim Kardashian bëri bujë të madhe vitin e shkuar me postimin e saj në Instagram ku promovonte kriptomonedhën “EthereumMax” dhe shkuante:
“Njerëz a merreni me kripto?? Kjo nuk është një këshillë financiare, por thjesht po e ndaj me ju, sepse miqtë e mi sapo më folën për EthereumMax!”

Në këtë post Kim përfshiu hashtagun #ad, çka lë të kuptohet se ylli i “Keeping Up with the Kardashians” është paguar për ta promovuar këtë kriptomonedhë. Nuk është e qartë se sa është paguar Kim Kardashian nga EthereumMax, por sipas vlerësimeve sugjerohet se mund të ketë përfituar nga 500 mijë deri në 1 milion dollarë për këtë postim.

Ndërkohë, boksieri Mayweather e futi EthereumMax si sponsorizim në ndeshjen e tij me yllin e Youtube, Logan Paul.

Mayweather promovoi gjithashtu EthereumMax në një konferencë të madhe të bitcoin në Miami dhe më pas u përshëndet nga skena. Mayweather nuk duket se ka bërë të ditur pagesën për promovimin e tij të kriptomonedhës, thuhet në pádi.

Padía pretendon se padítësi Ryan Huegerich, një banor i Nju Jorkut, dhe investitorë të tjerë që blenë kriptomonedhën EthereumMax midis 14 majit 2021 dhe 17 qershorit 2021, pësuan humbje të mëdha si rezultat i promovimit artificial nga të famshmit.

EthereumMax ka humbur rreth 97% të vlerës së tij që nga fillimi i qershorit, duke bërë që disa investitorë ta etiketojnë atë si një skemë “máshtrimi” ku promovuesit përpiqen të rrisin çmimin e saj aktiv përmes deklaratave të rreme ose máshtruese./ Burimi: Cnbc | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME