HomeShowbiz

Kim Kardashian hedh në treg maskat për fytyrën, shiten në pak orë

Njerëzit po blejnë maska, maska dhe vetëm maska për fytyrë. Ajo që njerëzit duan është që maska që siguron mbrojtjen nga koronavirus të jetë cilësore dhe pse jo e paraqitshme.
Kim Kardashian pasi studioi tregun vendosi të prodhojë maska për fytyrën nga marka e saj.

39-vjeçarja, prezantoi maskat të cilat mund të përdoren gjatë gjithë ditës. Maskat që mbajnë emrin e Kim, janë të rehatshme, të lejojnë të marrësh frymë lirish, të ripërdorshme dhe sigurisht material miqësor për fytyrën.
Gjithsej ishin 5 variante ngjyrash dhe kushtonin 8$ secila.

Edhe pse çmimi është pak i kripur për një maskë ndodhi ajo që nuk pritej. Në vetëm pak orë pasi ylli i Instaram-it i lançoi të shtunën, maskat u shitën. Aq shumë kërkesa pati për blerjen e maskave të saj, sa marka premtoi se do të punohet shpejt për prodhimin e të rejave .

Po ju do e donit një maskë të tillë?


TË NGJASHME