HomeShowbiz

Kim Kardashian-in së shpejti do e shihni në këtë profesion

Kim Kardashian sipërmarrësja e kompanisë së produkteve të bukurisë, do të studiojë ligjin e kriminalistikës.

Kim ka folur në një intervistë për “Vogue” për provimin që mund të japë së shpejti.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim.

Kanye West bashkëshorti i saj nuk çuditet me këtë zgjedhje pasi sipas tij, ajo gjithnjë e ka pasur brenda vetes këtë aftësi.

Në verë ajo do të bëjë një provim pranimi për në universitet që i jep të drejtën të vijojë studimet për 3 vjet. Kim tha se është frymëzuar nga rasti i gjyshes Alice Marie Johnson, e cila ishte dënuar me burg të përjetshëm për drogë, por Kim arriti ta lironte.

Kim nisi stazhin në një firmë lirgjore në San Francisco, që të përgatitej për provimin dhe tani studion 18 orë në javë me dy avokatë.


TË NGJASHME